shat

Nga Wiktionary

SHAT m.

  • 1. Vegël bujqësore në trajtën e një gjysmërrethi të hekurt të kthyer poshtë, me një bisht druri të gjatë, që përdoret për të prashitur, për të gërmuar e për punime të tjera. Prashit (mbjell, hap vija) me shat. Ujit me shat. S'bëhet vreshti me urata, po me shata e me lopata. fj. u.
  • 2. bised. Prashitja e bimëve me këtë vegël. Shati i parë (i dytë, i tretë). Bima do shat. U bë për shat. Vjen në shat misri vjen në kohën e prashitjes misri. I shkoj (i heq) një shat.
  • Merr shatë (toka) shih te MARR. Shat rrotullues disqe të dhëmbëzuara, të bashkuara në një bosht e të përkulura të gjitha nga njëra anë, që përdoren për të thyer koren e tokës. Një shat ujë sasi uji për ujitje aq sa kalon në një vijë. E mban shatin në ujë dikush shih tek UJ/Ë,~I. Veç shata e lopata do të na ndajë duhemi aq shumë, sa vetëm vdekja do të ndajë. Nuk i merr (nuk i ngre, nuk i pi, nuk i zë) shata (lopata) një shih te LOPAT/Ë,~A. Shati tërheq nga vetja fj. u. keq. thuhet për një njeri që mendon më parë a më shumë për të mirën e vet, për nevojat e veta.