Jump to content

sharrëz

Nga Wiktionary

SHARRËZ I f. mjek. veter.

  • 1. Sëmundje shumë e rëndë, e cila shkaktohet nga një bacil që hyn në organizëm nëpërmjet plagësh a gërvishtjesh dhe shfaqet me tkurrje të të gjithë muskujve të trupit e me të dredhura të forta; tetanos. E zuri sharrëza. Vdiq nga sharrëza.
  • 2. Sëmundje e kafshëve të trasha, që shfaqet me koqëza të vogla në bulçitë e në gjuhë, i fryn këto dhe i pengon kafshët që të hanë. U ra sharrëza lopëve.
  • 3. anat. Zgjatime të mishta mbi sipërfaqen e lëkurës e të disa mukozave, që përmbajnë fundin e fijeve nervore ose të enëve të gjakut dhe që janë shumë të ndjeshme. Sharrëzat e gjuhës.

SHARRËZ II f.

  • 1. anat. Vija dhëmbë-dhëmbë ku lidhen pjesët e kafkës.
  • 2. Penda e kurrizit të peshqve.