shark

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

SHARK I m.

  • 1. Lëvozhga e gjelbër që mbështjell kokrrat e disa pemëve si arra, bajamja, lajthia e gështenja, e cila bie a u hiqet lehtë kur këto piqen. Sharku i arrës (i bajames, i lajthisë, i gështenjës). Shark me gjemba. I ra sharku.
  • 2. bot. Tuli që mbështjell bërthamën ose farat e disa pemëve si pjeshka, kumbulla, rrushi, portokalli etj. Sharku i pjeshkës (i qershisë, i ullirit, i thanës). Pemë me shark të ëmbël.
  • 3. Lëkura që zhvesh gjarpri, këmisha e gjarprit. Sharku i bollës.

SHARK II m.

  • Bërruc. Shark çobani. Hodhi sharkun krahëve. Mbështillem me shark.