shapkë
Appearance
SHAPKË I f.
- Kapelë burrash, e sheshtë e me strehë përpara, kasketë. Shapkë ushtarake. Shapkë lëkure. Streha e shapkës. Vë (heq) shapkën.
- I heq shapkën (kapelën) dikujt shih te HEQ. Ka mizën nën shapkë (nën kësulë, nën feste) shih te MIZ/Ë,~A.
SHAPKË II f. kryes.
- 1. Lloj pantoflash të thjeshta, të hapura nga prapa, që mbahen zakonisht në shtëpi; sheshje. Një palë shapka. Vë (heq) shapkat.
- 2. Këpucë e vjetër, e shtypur prapa; këpucë e keqe. Hiqte shapkat zvarrë.
SHAPKË III f. zool.
- Shaptore, pulëdushke. Shapkë ujëse (uji) lloj shpendi i tillë, që rron nëpër moçalishte.