Jump to content

shalë

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Emër

[redaktoni]

shalë f.

  1. Pjesa e këmbës së njeriut nga gjuri e sipër, kofshë; ana e brendshme e kësaj pjese; këmba e njeriut nga rrëza e kofshës deri poshtë te nyelli. Shala e djathtë (e majtë). Me shalë të trasha (të gjata, të holla, të shtrembra). I shkoi topi nëpër shalë.
  • Iku me bisht ndër shalë përçm. shih te BISHT,~I. Mori bishtin ndër shalë përçm. shih te BISHT,~I. I shtie prush në shalë dikujt shih te PRUSH,~I.

SHALË II f.

  • 1. Mbulesë e posaçme prej lëkure, që i vihet kalit a mushkës në shpinë, shtrëngohet me rrip pas trupit të tyre dhe shërben për t'u ulur në të. Kalë me shalë. Kalë (kafshë) shale kalë (kafshë) që shërben për t'i hipur dhe për të shkuar nga një vend në një tjetër. Molla e shalës. I vë (i heq) shalën kalit (mushkës). Ulem në shalë. U rrëzua (ra) nga shala.
  • 2. Ndenjësja e biçikletës ose e motoçikletës, zakonisht si trekëndësh, që bëhet prej lëkure të trashë dhe prej disa sustash. Shalë biçiklete. I ndërroi (i hoqi) shalën (biçikletës).
  • Shalë mbi samar barrë a detyrë e re, e një shkallë më të lartë, të cilën ia ngarkojmë dikujt që është i zënë me shumë punë të tjera dhe nuk e përballon dot. I shkon (i ka hije) si shala gomarit iron. nuk i shkon fare, nuk i përshtatet (për një rrobë etj.). Shkoi (vajti) gjaku deri në shalë (deri në bark) të kalit (deri në tra) shih te BARK,~U. Zbriti (u ul) nga shala e hipi në samar iron. ra nga përgjegjësia, zbriti nga një detyrë a punë e lartë në një detyrë a punë më të ulët, zbriti nga kali e hipi në gomar.