shakull

Nga Wiktionary

SHAKULL m.

  • 1. Lëkurë bagëtish të imëta, e regjur dhe e qepur si thes, që përdoret për të mbajtur bulmet, vaj, drithë etj.; rrëshek, calik, kacek. Shakull i madh (i vogël). Shakull vaji. Shakull me gjalpë (me gjizë, me djathë). Dy shakuj me miell. Djathë shakulli.
  • 2. Gjyryk. Luaj shakullin. Hekuri punon, shakulli gjëmon. fj. u.
  • 3. Shakullinë. Shakull i furishëm. Vjen rrotull si shakull.
  • 4. përd. mb. I fryrë shumë. Me barkun shakull. U bë shakull u fry shumë.
  • 5. si ndajf. I shtrirë pa frymë përtokë, top. Ra (mbeti) shakull. E la (e lëshoi) shakull në vend e vrau në vend.