Jump to content

shahem

Nga Wiktionary

SHAHEM vetv.

  • 1. I themi njëri-tjetrit fjalë e shprehje të pahijshme, fyese e të rënda, e quajmë njëri-tjetrin me emra të këqij, i vëmë njëri-tjetrit nofka të këqija për ta tallur a për ta fyer; zihem me fjalë me dikë, shamatohem. U shanë rëndë (keq). U shanë e u përshanë u shanë me fjalë shumë të rënda. Mos u shani! Aty shahen, aty pajtohen.
  • 2. Them fjalë qortuese e grindem për diçka, bërtas, bëj shamatë. Shahem me veten. Shahet kot.
  • 3. Pës. e SHAJ. Nuk shahen shokët. Kjo punë nuk shahet kjo punë s'ka të sharë, s'është për t'u sharë.
  • S'është për t'u sharë vlen edhe kështu siç është, nuk është i keq, është mjaft i mirë, nuk është për t'u hedhur poshtë. S'është as për t'u sharë, as për t'u lavdëruar nuk ka ndonjë vlerë të veçantë, por as ndonjë të metë të dukshme, nuk është as i mirë, as i keq.