Jump to content

shafran

Nga Wiktionary

SHAFRAN m.

  • 1. bot. Bimë barishtore e vendeve të ngrohta, me zhardhok si të qepës, me gjethe të ngushta e të gjata rreth dy pëllëmbë dhe me lule ngjyrëvjollcë e si hinkë, nga krezat e të cilave nxirret një lëndë e verdhë me erë të mirë e me shije të hidhur; lënda që nxirret nga lulet e kësaj bime dhe që përdoret në gjellëtari e në industrinë ushqimore, në parfumeri, në mjekësi, për ngjyrosje etj. Lule shafrani. Ngjyrë shafrani. Vaj shafrani. Erë shafrani. I verdhë si shafran. Sikur ka ngrënë shafran.
  • 2. përd. mb. Shumë i verdhë. I verdhë shafran. Janë bërë ftonjtë shafran. U bë shafran (në fytyrë) u zverdh shumë.
  • 3. përd. mb. Shumë i hidhur, helm; shumë i kripur. I hidhur shafran. E ndiej gojën shafran. U bë gjella shafran.