shabllonizëm
Appearance
SHABLLONIZËM m.
- 1. Të vepruarit në mënyrë shabllone, ndjekja e verbër e shablloneve pa bërë përpjekje për të krijuar diçka të re e për të gjetur forma pune të larmishme sipas rrethanave, kushteve e kërkesave konkrete. Shabllonizmi në punën kulturore. Shfaqje të shabllonizmit. Lufta kundër shabllonizmit. Ra në shabllonizëm.
- 2. ~MA, ~MAT. Punë a veprime të kryera duke ndjekur verbërisht një shabllon. Mbështetet në shabllonizma. U largohem shabllonizmave. Thyej shabllonizmat.