shabllon
Appearance
SHABLLON m.
- 1. Model sipas të cilit bëhen sende me formë e përmasa të njëjta. Shabllon metalik. Shabllon llamarine (druri, kartoni). Prodhimi i shablloneve. Përgatit (përdor) shabllonin.
- 2. Vegël që shërben për të kontrolluar ose për të matur përmasat e një sendi, vegël kontrolli. Shabllon këndi. Kontrolloj me shabllon.
- 3. fig. Përsëritja e diçkaje të njohur ashtu siç është, pa i ndryshuar a pa i shtuar gjë, kopjim mekanik; formulë, shprehje a ide që është përdorur dhe është shfrytëzuar nga shumë të tjerë. Shabllone të huaja. Thyej shabllonet.
- 4. përd. ndajf. keq. Ashtu siç është, pa i ndryshuar e pa i shtuar gjë, pa krijuar vetë asgjë, kallëp. E mori (e zbatoi) diçka shabllon.
SHABLLON mb.
- Që bëhet duke përsëritur diçka të njohur ashtu siç është, pa i ndryshuar e pa i shtuar gjë, që kopjohet mekanikisht, që bëhet sipas një shablloni. Përgjigje (fraza) shabllone. Pikturë shabllone. Në mënyrë shabllone.