shëroj
Appearance
SHËROJ kal.
- 1. I heq dikujt një sëmundje a i kthej shëndetin duke e mjekuar; bëj që të mbyllet një plagë duke e mjekuar. Shëroj një të sëmurë. Shëroj kafshët e sëmura. I shëroj plagën dikujt.
- 2. fig. I heq dikujt një dhembje shpirtërore a një brengë. Koha i shëron plagët. Ky fëmijë të shëron.
- 3. fig. Bëj që dikush të heqë dorë nga veset e këqija, nga mendime e nga pikëpamje të gabuara etj., e shëndosh. Kritika të shëron. Ky njeri duhet shëruar.