shërbesë

Nga Wiktionary

SHËRBESË f.

  • 1. krahin. Punë të vogla bujqësie a shtëpie. Shërbesat e shtëpisë. Koha e shërbesave. Bëjnë shërbesat.
  • 2. fet. Ceremoni a rit fetar, shërbim (në vendet ku vepron feja). Shërbesat fetare. Shërbesa e varrimit (e kurorëzimit). Libri i shërbesave.
  • 3. vjet. Shërbim; detyrë, punë. Shërbesë ushtarake. La shërbesën. Gjeti një shërbesë për të jetuar.