shërbej

Nga Wiktionary

SHËRBEJ jokal.

  • 1. Kryej një detyrë, punoj zakonisht si nëpunës, jam me shërbim në një punë; bëj një punë ndihmëse. Shërben si mësues (si sekretar, si llogaritar, si rojë, si infermier). Në spital shërbejnë mjekë me përvojë.
  • 2. edhe kal. Bëj punë të caktuar në dyqane e lokale për popullin, plotësoj nevojat e ndryshme të punonjësve; i jap dikujt për të ngrënë, për të pirë etj., kujdesem për të, i përmbush kërkesat e nevojat. U shërbej blerësve (udhëtarëve, fshatarëve, qytetarëve). I shërbej të sëmurit. I shërbej nënës. Shërben mirë (në mënyrë të kulturuar, me zell). Kush shërben këtu?
  • 3. vjet. Punonte si shërbëtor te dikush. Shërbente te një tregtar (te bajraktari). Ka shërbyer dhjetë vjet në atë shtëpi.
  • 4. Kryej detyrën ushtarake në një armë a në një repart të caktuar. Shërben në artileri (në flotë, në aviacion). Shërben në kufi.
  • 5. Punoj për të mirën e dikujt; përpiqem për një ideal, për një çështje të lartë e fisnike. I shërbej Atdheut socialist! I shërbej popullit (revolucionit).
  • 6. përb. I ndihmoj dikujt me përulje për punë e synime jo të mira, për veprime të dëmshme e të ulëta. U ka shërbyer armiqve (pushtuesve të huaj).
  • 7. vet. veta III. Kryen një punë të caktuar, bën punën e diçkaje, hyn në punë për diçka, përdoret; vlen. Shërben si themel (si pritë, si kufi, si pengesë). Shërben si strehim (si urë, si shtrat). Shërben si mjet për të kryer një punë. Shërben si ushqim. Shërben si shembull (si provë, si dëshmi). Shërbeu si shkak. Shërben për të larë (për të pastruar). Shërben për të shpuar. Shërben për të mjekuar. Përse shërbejnë shqisat?
  • 8. vet. veta III. Ndihmon për diçka, i ndihmon dikujt a diçkaje; vlen për diçka. Letërsia dhe arti u shërbejnë masave. Shkenca i shërben prodhimit. Shërben për njohjen e jetës (për zgjerimin e njohurive, për shtimin e prodhimit). Konferenca (mbledhja) shërbeu për... Na shërbeu shumë.