Jump to content

shënoj

Nga Wiktionary

shënoj kal.

  • 1. I bëj një shenjë dikujt a diçkaje për ta dalluar; i vë shenjën e fabrikës një detali të përfunduar. Shënoj delet (dhitë). Shënoj drurët (që do të priten). Shënoj me bojë.
  • 2. Mbaj shënim për diçka; shkruaj, regjistroj me shkrim; vë një shënim a një shenjë për diçka që ta kujtoj. Shënoj të dhëna të ndryshme. Shënoj emrat. Shënoj ditë-punët. Shënoj përshtypjet. Shënomëni edhe mua!
  • 3. E paraqit një send, një madhësi, një të panjohur etj. me një shenjë konvencionale, e jap diçka me një shenjë të posaçme. Shënoj me x (me y, me a, me b). E shënoj me një rreth të vogël (me një katror, me një kryq).
  • 4. Tregoj se ku bie diçka, si është një gjë etj., caktoj; caktoj dikë a diçka për një punë; vë në dukje, theksoj. Shënoj kufijtë. Shënuan ditën e dasmës. E shënoi për kumbarë. Duhet shënuar se.. .
  • 5. Arrij një përfundim të mirë, një sukses etj., arrij një cak, bëj, kryej. Shënojmë fitore të reja. Shënoi kohën më të mirë (në një garë atletike). Shënoj një rekord të ri. Shënon një hap përpara.
  • 6. vet. veta III. Ka kuptimin, do të thotë është; dëshmon për... Festivali shënoi një hap përpara. Shënon një etapë të re (një kthesë). Shënon kulmin e diçkaje.
  • 7. Bëj vaksinën, vaksinoj. Shënoj linë. Shënova fëmijët.
  • 8. edhe jokal. Marr shenjë me armë, shënjoj. Shëno mirë! Shënoje në mes!
  • 9. sport. Bëj gol, kosh a pikë (në futboll, në basketboll ose në volejboll). Shënoi një gol të bukur. Shënoi tre kosha radhazi. Shënoi pikën e parë.
  • 10. jokal. vet. veta III. Shenjet, përshenjet; nis të formojë frytin, nis të nxjerrë kokrra. Kanë shënuar rrushtë.