shëndoshem
Appearance
SHËNDOSHEM vetv.
- 1. Bëhem i shëndoshë, marr përsëri fuqinë e shëndetin; shërohem (pas një sëmundjeje); më mbyllet një plagë. U shëndosh mirë (shpejt, plotësisht). Iu shëndosh krahu (këmba, gjuri). U shëndosh plaga.
- 2. Vë mish e dhjamë, mbushem, ngjallem, shtoj në peshë. Është shëndoshur shumë. Sa qenka shëndoshur!
- 3. vet. veta III. Pasurohet, bëhet më pjellore (për tokën). Është shëndoshur toka.
- 4. vet. veta III. Kthehet në gjendje të mirë, përmirësohet, bëhet i shëndoshë e i fortë. Shëndoshet ekonomia (gjendja). Shëndoshen marrëdhëniet.
- S'shëndoshet (s'majmet) kau ditën që do të theret fj. u. shih te KA,~U.