shëmtuar
Appearance
SHËMTUAR f. filoz.
- Veti objektive e sendeve dhe e dukurive që janë të zhvilluara në mënyrë jo të harmonishme e të parregullt në llojin e tyre dhe që nuk të japin kënaqësi; të qenët i shëmtuar; kund. e bukura. E bukura dhe e shëmtuara.
SHËMTUAR mb.
- 1. Që nuk është i bukur, që nuk është i hijshëm nga pamja e jashtme, që nuk ta pëlqen syri; kund. i bukur. Njeri i shëmtuar. Qenie (kafshë) e shëmtuar. Fytyrë e shëmtuar. Tipare të shëmtuara.
- 2. fig. Që nuk durohet dot, i neveritshëm; i përbindshëm, që të përqethet shtati kur e shikon, e dëgjon a e kujton; që lidhet me një ngjarje të tmerrshme a të rëndë. Ditë (kohë) e shëmtuar. Punë (ngjarje) e shëmtuar. Krim i shëmtuar. Zakon i shëmtuar. Mendim i shëmtuar. Emër i shëmtuar. Zë i shëmtuar. Sjellje (vepër, shfaqje) e shëmtuar. Shpifje e shëmtuar.
- 3. Përd. em. sipas kuptimit 1 të mbiemrit (për njerëzit).
SHËMTUAR ndajf.
- Në mënyrë të pahijshme, në mënyrë të shëmtuar, keq. Buzëqesh (ngërdheshet) shëmtuar.