shëmtoj
Appearance
SHËMTOJ kal.
- 1. I prish bukurinë, e bëj të shëmtuar; e prish; kund. zbukuroj. E ka shëmtuar lia. Dimri e shëmtoi faqen e dheut. Fjalët e huaja e shëmtojnë gjuhën.
- 2. Shtrembëroj fytyrën, ngërdheshem në shenjë mospëlqimi ose nga një ndjenjë e pakëndshme. Shëmtoi fytyrën.
- 3. fig. Lë shkretë, i heq gëzimin e kënaqësinë e jetës. Iku e na shëmtoi shtëpinë.