Jump to content

shëmbëlltyrë

Nga Wiktionary

SHËMBËLLTYRË f.

  • 1. Fytyra, figura a pamja e pikturuar, e gdhendur, e pasqyruar ose e përfytyruar e një njeriu, e një sendi etj.; diçka që është bërë sipas një modeli, sipas një shembulli, kopje. Shikoj në ujë shëmbëlltyrën time. Është krejt shëmbëlltyra e tij.
  • 2. Diçka shumë e ngjashme, pasqyrë e një tjetri që vështrohet si model a si shembull. Shëmbëlltyra e partizanit (e luftëtarit të lirisë).
  • 3. Përfytyrim i ngjashëm me dikë a me diçka. Shëmbëlltyra e atdheut. Shëmbëlltyra e bukurisë. Iu shfaq shëmbëlltyra e vëllait.
  • 4. Model; shembull. Marr (kam) diçka si shëmbëlltyrë. Bëj diçka sipas një shëmbëlltyre. Veproj sipas shëmbëlltyrës së dikujt.
  • 5. Tregim i shkurtër alegorik që përmban një mësim moral, parabolë. Flet me shëmbëlltyra. Tregoi shëmbëlltyra.