Jump to content

sfinks

Nga Wiktionary

SFINKS m.

  • 1. mit. Qenie që, sipas mitologjisë së lashtë greke, përfytyrohej me krahë shpendi, me kokë e gji gruaje, me trup luani ose qeni e me bisht gjarpri dhe që u jepte udhëtarëve kalimtarë gjëza të vështira e i gëlltiste ngaqë nuk i zgjidhnin dot. Pyetjet e sfinksit.
  • 2. Trupore e madhe prej guri, që paraqiste një luan të shtrirë me kokë gruaje ose me kokë të një faraoni për të simbolizuar fuqinë e faraonit. Sfinksi pranë piramidave.
  • 3. fig. Njeri të cilit nuk i kuptohen mendimet, ndjenjat e qëllimet.