Jump to content

sfidë

Nga Wiktionary

SFIDË f. libr.

  • 1. Thirrje që i drejtohet dikujt për të hyrë në ndeshje a në një garë me të. Sfidat e kalorësve të mesjetës. Sfidë për duel (për dyluftim). I bënë sfidë një skuadre me përvojë.
  • 2. Qëndrim i guximshëm e mospërfillës ndaj një kundërshtari edha kur ky ka epërsi në numër, në mjete etj. Sfidë e guximshme. I hodhi (i bëri) sfidë.