Jump to content

sevdalli

Nga Wiktionary

SEVDALLI mb. bised.

  • 1. iron. Që dashurohet lehtë, që bie shpejt në dashuri. Kokëkrisur e sevdalli. Bandill sevdalli.
  • 2. Që është i dhënë shumë pas diçkaje, që e ka me merak e me qejf të madh diçka. Grua sevdalleshë. Sevdalli pas muzikës. Ishte sevdalli për vreshta. Është bërë sevdalli pas bletëve.
  • 3. Përd. em. sipas kuptimeve të mbiemrit. Sevdallinjtë e gjahut.