Jump to content

sevda

Nga Wiktionary

SEVDA f. bised.

  • 1. Dashuri. Sevda e madhe. Sevdaja e djalërisë. Ra në sevda me dikë. Hodhi (zuri, shtiu) sevda. E ka zënë sevdaja.
  • 2. Dëshirë e madhe për diçka; merak i madh pas diçkaje; qejf, zell. Ka sevda për gjah (për punë, për t'i rënë fyellit). E ka marrë punën me sevda. E ka kapur (zënë) me sevda. E kishte me sevda të madhe kalin. Nuk ka sevda për diçka nuk e ka me qejf a me zell. Nuk ia ka më sevdanë nuk e do më, i ka dalë nga qejfi. Është vend (send) për sevda është shumë i mirë.
  • Ia ka sevdanë dikujt a diçkaje edhe moh. e shikoi me zili.