sertë
Appearance
SERTË mb. bised.
- 1. Që lakohet, që shtypet a që petëzohet me vështirësi. Tel i sertë. Llamarinë e sertë. Zbut hekurin e sertë me zjarr.
- 2. Që është i fortë në shije, në të pirë, në të nuhatur. Duhan i sertë. Uthull e sertë. Erë e sertë.
- 3. fig. Jo i afrueshëm, idhnak, i vrazhdë, i ashpër (për njerëzit). Burrë (djalë) i sertë. Njeri i sertë.
- 4. fig. Që shtrohet me vështirësi (për kafshët e punës); që të sulmon dhe të kafshon (për qenin); i egër. Kalë i sertë. Mushkë e sertë. Qen stani i sertë.
- 5. edhe fig. I ashpër, i rreptë (për vendin dhe për dukuritë e natyrës). Udhë e sertë. Vend i sertë. Shtigje të serta. Shkëmbinj të sertë. Dimër i sertë. Kohë e sertë.