seriozitet
Appearance
SERIOZITET m.
- 1. Vetia e dikujt që është serioz a e diçkaje që është serioze; të qenët serioz. Serioziteti i gjendjes (i sëmundjes). Serioziteti në punë. E bën me seriozitet. E mori punën me seriozitet.
- 2. Qëndrimi serioz dhe pamja e jashtme e dikujt, që e thotë a e bën diçka me gjithë mend e pa shaka. Mban (ruan) seriozitetin. Ia tha me seriozitet.