seriozisht

Nga Wiktionary

SERIOZISHT ndajf.

  • 1. Në mënyrë serioze, me gjithë mend, jo me të qeshur, pa shaka. Flet seriozisht. E ka seriozisht. E mori seriozisht shakanë. Seriozisht ta them.
  • 2. Me gjithë forcat dhe duke e ndier përgjegjësinë e diçkaje. Përgatitet seriozisht. Iu përveshën punës seriozisht. E mendoi seriozisht. Problemi (çështja) nuk është kapur seriozisht.
  • 3. Në mënyrë të rëndë dhe të ndjeshme. I sëmurë seriozisht. Ka penguar seriozisht.