seri

Nga Wiktionary

SERI f.

  • 1. Varg gjërash të njëjta, të ngjashme ose me ndonjë tipar të përbashkët. Seri shtresash. Një seri pullash poste. Seri botimesh.
  • 2. Shumicë dukurish a veprimesh të pandërprera, të lidhura ndërmjet tyre në ndonjë mënyrë, varg, sërë. Një seri sulmesh (aksionesh). Një seri golash (pikësh). Dhanë një seri shfaqjesh. Një seri të metash (dobësish).
  • 3. Varg sendesh të ndryshme a prodhimesh të industrisë, të përgatitura me shumicë e njësoj sipas një gjedheje të caktuar. Prodhim në seri. Pjesë ndërrimi në seri.
  • 4. Vendi që zë në një rend a në një kategorizim një dokument, një letër me vlerë, një kartëmonedhë etj., e shënuar me shifër ose me shkronjë. Seria e letërnjoftimit. Seria e kartëmonedhës.
  • 5. Pjesë e një filmi të gjatë, e cila qëndron pak a shumë me vete. Seria e parë e filmit. Film me dy (me katër, me shumë) seri.
  • 6. mat. Një tërësi numrash ose madhësish të renditura sipas një rregulli të caktuar. Seri konvergjente. Seri pozitive.
  • 7. kim. Varg trupash të përbërë, me prejardhje njëri nga tjetri dhe me një formulë kimike bazë të përbashkët. Seri yndyrore. Seri radioaktive.
  • Lidhje në seri elektr. vendosja e rezistencave dhe e pajisjeve që punojnë me rrymë elektrike në mënyrë që rryma të kalojë medoemos varg nga njëra tek tjetra.