Jump to content

sensacion

Nga Wiktionary

SENSACION m.

  • 1. Mbresa që lë një ngacmim i botës së jashtme mbi shqisat e njeriut, ndijim. Sensacion pamor (dëgjimor).
  • 2. Përshtypja e madhe që bën një ngjarje, një lajm a një veprim; lajmi i një ngjarjeje i treguar e i zmadhuar në shtyp, radio etj. në mënyrë të tillë që të bëjë bujë e të lërë mbresa të forta tek lexuesit ose dëgjuesit. Sensacionet e shtypit borgjez. Rendja pas sensacioneve. Bëri (shkaktoi) sensacion. E bën për sensacion.