Jump to content

seminar

Nga Wiktionary

SEMINAR m.

  • 1. Mësim praktik ose teorik, që zhvillohet në shkollat e larta në grupe nën drejtimin e pedagogut, ku studentët vijnë të përgatitur për lëndën e një teme ose për një vepër dhe përgjigjen e diskutojnë rreth saj. Seminar në histori (në ekonomi politike).
  • 2. Mësime që zhvillohen me grupe në periudha të shkurtra për ngritjen profesionale dhe ideologjike të punonjësve ose për kualifikimin e mëtejshëm të kuadrove. Seminar njëmujor (pesëmbëdhjetëditor). Seminar kombëtar. Seminare teorike. Seminare pasuniversitare. Seminar me arsimtarët. Organizoi një seminar. Merr pjesë në një seminar.
  • 3. Shkollë që përgatit priftërinj (në vendet ku vepron kisha e krishterë).
  • 4. Shkollë e mesme pedagogjike në disa vende.