Jump to content

selit

Nga Wiktionary

SELIT kal.

  • 1. Mbjell një pemë a një bimë dhe i bëj shërbim që të rritet. Selit pemën. Selit vresht. Selit bimë të dobishme.
  • 2. fig. Rrit me kujdes të veçantë dikë a diçka që të zhvillohet sa më mirë. E rriti dhe e seliti nipin (vajzën). Rrit dhe selit filizat e rinj (brezin e ri).
  • 3. Vendos dikë në një vend të ri për të banuar. Të ardhurit i selitën pranë fshatit.
  • 4. fig. Ngulit te dikush ndjenja e mendime të caktuara, duke ndikuar me fjalë e me shembullin vetjak. I selit ndjenja fisnike. U selit fëmijëve krenarinë kombëtare.