seleksionim
Appearance
SELEKSIONIM m.
- 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve SELEKSIONOJ, SELEKSIONOHET. Seleksionimi i prodhimit. Seleksionimi i mineraleve. Seleksionimi i elementëve më të mirë. Bënë seleksionimin.
- 2. bujq. Përmirësimi i llojeve të bimëve e i racave të kafshëve shtëpiake, duke zgjedhur e kryqëzuar individët me tiparet më të mira. Seleksionimi natyror. biol. ruajtja e bimëve dhe e kafshëve, që iu përshtaten më mirë kushteve të jetesës, të cilat ndryshojnë me kalimin e kohës. Seleksionimi artificial. Seleksionimi i bimëve industriale.