segment
Appearance
SEGMENT m.
- 1. gjeom. Pjesë e një drejtëze, e kufizuar nga dy pika, që shënohen zakonisht me shenjat e alfabetit; pjesë e një rrethi a e një sfere. Segmenti AB. Segment drejtëze. Segmentet e brinjës së trekëndëshit. Segment rrethor (i rrethit) pjesë e rrethit që përfshihet ndërmjet harkut dhe kordës se tij. Segmenti i sferës pjesë e sferës që pritet nga një plan, i cili nuk kalon nëpër qendrën e saj.
- 2. biol., anat. Secila nga nënndarjet afërsisht të njëjta të trupit të disa kafshëve ose të kërcellit të disa bimëve; secila nga pjesët afërsisht të njëjta, nga të cilat përbëhet një organ ose ndonjë pjesë e trupit; pjesë e një organi që dallohet nga të tjerat. Segment fundor. Segmentet e krimbit. Segmentet e kallamit. Segmentet e kokës (e gjoksit). Segmentet e shtyllës kurrizore. Segmentet e gjymtyrëve të insekteve.
- 3. spec. Diçka që ka trajtën e një pjese të prerë nga një trup i drejtë ose i rrumbullakët. Segment i hënës.