sefte
Appearance
SEFTE f. bised.
- 1. vjet. Shitja e parë që bënte dyqanxhiu pasi kishte hapur dyqanin. Bëri sefte. Ustai nuk kishte bërë sefte.
- 2. Herë; hera e parë. Seften e parë. Në atë sefte.
- Bëri sefte diçka
- a) e nisi, e filloi diçka;
- b) e provoi, e përdori, e shijoi diçka për herë të parë. S'kam bërë sefte puk e kam provuar ende (zakonisht për një lloj peme që piqet në një stinë të caktuar).
SEFTE ndajf. bised.
- 1. Së pari, në fillim, në krye. Sefte s'e kuptoi. Sefte e pyeti për shëndetin. Sefte ashtu tha, po e ndërroi.
- 2. Për herë të parë. E ka sefte. Kur erdhën sefte ato makina. Ka ardhur sefte në punë.