sedër
Appearance
SEDËR f.
- 1. Ndjenja e nderimit që ka njeriu për vlerën e vet ose si pjesëtar i një grupi a i një kombi dhe që kërkon ta ruajë e të mos ia prekin; vlerësimi që ka dikush për zotësinë e vet në një punë a mjeshtëri. Sedër vetjake. Sedër kombëtare (patriotike). Sedër profesionale. Sedër e sëmurë (mikroborgjeze). E preku (e lëndoi) në sedër. I përkëdhel sedrën. Ka shumë sedër.
- 2. Shtytje e brendshme që ka dikush për të bërë diçka sa më mirë a për të dalë faqebardhë; ambicie, zell. Sedër revolucionare (socialiste). Njeri me sedër. Punon me sedër. E bën me sedër. Nuk e lë sedra.
- Vuri sedër vuri të gjitha forcat për të bërë diçka sa më mirë a për të mos u turpëruar. Ha (vë) sedër me dikë shih te HA.