Jump to content

satirik

Nga Wiktionary

SATIRIK m.

  • Shkrimtar që shkruan vepra satirike, shkrimtar satirik. Satirik i njohur (i shquar). Çajupi shquhet edhe si satirik.

SATIRIK mb.

  • 1. Që fshikullon të metat, veset e anët e tjera të dobëta të njerëzve e të shoqërisë me anë të satirës; që përmban satirë a shkrime me satirë. Vepër satirike. Vjershë (poemë) satirike. Revistë satirike.
  • 2. Që shkruan satira. Shkrimtar satirik.