saraj
Appearance
SARAJ m. vjet.
- 1. Ndërtesë madhështore me shumë zbukurime, pallat. Sarajet e mbretit (e sulltanit). Porta e sarajit. Hyri në saraj. I priste në saraj. Ndërtoi saraje.
- 2. kryes. Shtëpi e madhe e bejlerëve dhe e bajraktarëve, kullë e madhe. Sarajet e beut. I dogjën sarajet e bajraktarëve.
- 3. Ndërtesë e madhe zyrtare në një qendër administrative. Saraji i prefekturës.
- 4. kryes. Pjesa e ndarë për gratë në një ndërtesë të madhe të tipit lindor. Sarajet e grave.