Jump to content

saraf

Nga Wiktionary

SARAF m. vjet.

  • 1. Ai që merrej me ndërrimin e monedhave të ndryshme për të nxjerrë fitime; tryezar. Saraf gjakpirës. Dyqani i sarafit. Tryeza e sarafit. Ndërronin paratë te sarafi.
  • 2. keq. Njeri shumë dorështrënguar, koprrac, dorërrudhur. Ishte saraf i madh.
  • 3. si mb. ~, ~E keq. Dorështrënguar, koprrac. Njeri saraf. Grua sarafe.