sapoçelur
Appearance
SAPOÇELUR mb.
- 1. Që ka çelur pak kohë më parë, i porsaçelur. Trëndafil i sapoçelur.
- 2. Që është hapur pak kohë më parë; që porsa është kthyer a është punuar për herë të parë (një tokë etj.), i porsahapur, i porsaçelur. Rrugë e sapoçelur. Tokë e sapoçelur.
- 3. Që porsa ka dalë nga veza (për zogun); që porsa ka marrë trajtën e vet të plotë, i porsaçelur. Zog i sapoçelur.
- 4. Që ka filluar veprimtarinë e vet pak kohë më parë, i porsahapur, i porsaçelur. Shtëpi kulture e sapoçelur. Shkollë e sapoçelur.