Jump to content

sallon

Nga Wiktionary

SALLON m.

  • 1. Dhomë e madhe e veçantë ose hapësira në hyrje të një shtëpie a të një hoteli, ku priten njerëzit e të ftuarit. Sallon i madh (i vogël). Salloni i shtëpisë. Sallon pritjeje. Salloni i hotelit. Dera e sallonit. Hyj (dal) në sallon. Presin në sallon.
  • 2. Sallë e madhe në një dyqan, ku shiten vepra arti, veshje etj. Salloni i shitjes së veprave të pikturës. Sallon mode rrobaqepësi me porosi.
  • 3. keq. Sallë pritjeje në një shtëpi aristokratësh ose borgjezësh, që shërben edhe si qendër ku mblidhet një rreth njerëzish të klasave të privilegjuara me pikëpamje të caktuara politike, estetike etj. Sallonet aristokratike. Sallone letrare (politike). Politikë sallonesh. Letërsi (poezi) sallonesh. Muzikë (pikturë) sallonesh. Zakonet e salloneve.