sallatë
Appearance
SALLATË f.
- 1. bot. Bimë barishtore njëvjeçare e llojeve të ndryshme, me gjethe të mëdha të gjelbra, që hahen të gjalla me vaj, me uthull e me kripë. Sallatë e njomë. Sallatë marule. Sallatë pambukore (pambukje) sallatë me gjethe shumë të buta. Sallatë lakër lloj sallate e mbledhur kokë si lakër. Gjethe sallate.
- 2. Ushqim i ftohtë, i përgatitur zakonisht me perime të gjalla a të ziera, të grira e të ndërtuara me vaj, me uthull e me kripë. Sallatë jeshile sallatë vetëm me gjethe të gjelbra e me qepë të njoma. Sallatë e përzier. Sallatë me ullinj. Sallatë me tranguj (me patate, me lakra). Sallatë me vezë të ziera. Sallatë ruse patate, karota e fasule të ziera, të cilave u hidhet sipër salcë e bardhë me vezë. Peshk me sallatë.
- 3. fig. Gjë e ngatërruar, e bërë lëmsh; grumbull gjërash pa lidhje ndërmjet tyre, çorbë. Na e bëri çdo gjë sallatë.
- Grin sallatë (lakër) flet kot, flet në erë. Ia bëri mendjen (trutë, kokën) sallatë e trullosi, e bëri që të mos marrë vesh çfarë thuhet a çfarë ndodh, ia prishi mendjen. Ia bëri trupin sallatë dikujt mospërf. e copëtoi, e griu me thikë a me hanxhar, e bëri copë-copë.