Jump to content

salcë

Nga Wiktionary

SALCË f. gjell.

  • Mëlmesë e lëngshme ose e trashë si qull, e përgatitur nga lëngu i zier i domateve ose me diçka tjetër, që i shtihet gjellës për t'i dhënë shije. Salcë e bardhë (e kuqe). Salcë domatesh (specash). Salcë kosi kos i kulluar në nape. Gjellë (mish) me salcë. Punishtja e salcës. Kavanoz me salcë. Bëj (ziej) salcë. I shtiu (i hodhi) salcë.