saktësoj
Appearance
SAKTËSOJ kal.
- 1. Përcaktoj diçka më me përpikëri, e bëj më të saktë. E saktësoi kuptimin e asaj fjale. E saktësoi njoftimin.
- 2. E shpreh ose e paraqit diçka në mënyrë më të qartë e më të përpiktë, jap shpjegime më të hollësishme për të mënjanuar anët e errëta e të dyshimta. Ia saktësoi detyrën. Po i saktësoj ato që thashë më parë.