saktë
Appearance
SAKTË mb.
- 1. Që nuk ka ndonjë të metë ose cen; që nuk ka ndonjë dëmtim ose prishje, i rregullt. I saktë nga trupi (nga mendja). Punë e saktë. Njeri me mendje të saktë. S'e kishte të saktë një fëmijë. S'mbeti shtëpi e saktë nga tërmeti.
- 2. I përpiktë. Ora e saktë. Peshore e saktë. Udhëzime të sakta. Adresë e saktë. Përgjigje e saktë. Shprehje e saktë. Kopje e saktë. Përkthim (shpjegim) i saktë. Që të jem më i saktë.
- 3. Që mund t'i besosh, tek i cili mund të kesh besim; i sigurt. Njeri i saktë. Lajm i saktë.