sakrilegj
Appearance
SAKRILEGJ m. libr.
- 1. Dhunim a cenim i gjërave që mbahen si të shenjta e të paprekshme sipas paragjykimeve fetare. Bëri një sakrilegj.
- 2. fig. Fyerje a dhunim që i bëhet diçkaje shumë të nderuar e të dashur. Sakrilegj i rëndë (i pafalshëm). Bën (kryen) një sakrilegj. E quan sakrilegj.