Jump to content

sakatoj

Nga Wiktionary

SAKATOJ kal., bised.

  • 1. Pres ose i dëmtoj rëndë një gjymtyrë, e bëj sakat, gjymtoj. Ia sakatoi dorën (këmbën). Më sakatuan këpucët m'i vranë këmbët keq këpucët.
  • 2. fig. E dëmtoj keq një vepër, një ide, një teori, duke i hequr pjesë të rëndësishme e thelbësore; e paraqit në mënyrë të cunguar e të mangët diçka, gjymtoj, cungoj. Ia sakatoi studimin (punimin, romanin, tregimin). E ka sakatuar idenë e autorit.
  • 3. fig. I cenoj rëndë vetitë e mira shpirtërore e morale, dëmtoj rëndë, gjymtoj. I sakaton shpirtërisht. Zakone që sakatonin jetën e grave.
  • 4. E lë pa diçka të nevojshme për punë, i thaj krahët. I mori çekanin dhe e sakatoi atë ditë.