sakat
Appearance
SAKAT m. bised.
- Njeri që ka ndonjë gjymtyrë me cen a të paralizuar; i gjymtuar. Sakatët e luftës. Sakat me paterica. Mbante një sakat për dore.
SAKAT mb. bised.
- 1. Që ka ndonjë gjymtyrë me cen a të paralizuar, i gjymtë. Djalë sakat. Plakë sakate. Sakat me një këmbë (me një dorë). Sakat nga dora. Mbeti (ngeli) sakat për gjithë jetën.
- 2. fig. Që i mungon diçka e nevojshme për të bërë një punë. Më la sakat pa atë vegël. Mbeta sakat.
- Sakat nga mendja (nga trutë) i metë nga mendja, me të meta mendore.