sajë

Nga Wiktionary

SAJË f.

  • Mjet për të bartur njerëz e sende, i ndërtuar prej dy drurësh anësorë të lëmuar ose me një rrip hekuri nga poshtë dhe me një shtresë të mbërthyer përsipër, që tërhiqet zakonisht nga qentë a nga kuajt e rrëshqet mbi dëborë ose mbi tokë të rrafshët; lodër fëmijësh e ndërtuar në këtë trajtë, me të cilën rrëshqasin nga lart mbi dëborë, rrëshqitëse. Sajë me qen (me kuaj). Tërheq sajën. Rrëshqet me sajë. Hipi në sajë. Udhëtoi me sajë. Mban dru me sajë.