saj

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search
Wikipedia ka një artikull për fjalën:

Shqip[redaktoni]

Përemri[redaktoni]

saj pron.

  • 1. Që i përket asaj, pronare e të cilit është ajo, që e ka ajo për vete. Shtëpia e saj. Librat e saj. Çanta e saj. Këto pjesë janë të sajat.
  • 2. Që ka të bëjë me një njeri të seksit femëror, që ka lidhje të ngushta gjaku, farefisnie a ndonjë lidhje tjetër me të; që i takon asaj. Babai (gjyshi, vëllai) i saj. Nëna (motra, vajza, kushërira) e saj. Fqinjët e saj. Bijtë (fëmijët) e saj.
  • 3. Të cilit i përket edhe ajo, pjesëtar i të cilit është edhe ajo, në të cilin bën pjesë edhe ajo; që e drejton ajo, në krye të të cilit është ajo. Qyteti (fshati) i saj. Vendi i saj. Kooperativa e saj. Nxënësit e saj. Brezi i saj. Në kohën e saj.
  • 4. Që e ka ajo, që është tek ajo; që e dallon atë, që i përket asaj dhe që e karakterizon atë; që lidhet me atë, që është a që bëhet për atë. Trupi (shtati) i saj. Sytë (flokët) e saj. Zëri i saj. Dëshirat e saj. Mosha e saj. Për të mirën e saj.
  • 5. Që është përgatitur a është hartuar prej asaj; që e ka bërë ose që e bën ajo, që del a që krijohet së pari prej asaj; që e ushtron ajo. Vepra e saj. Libri i saj i parë. Mendimi i saj. Gabimi i saj.
  • 6. Që i pëlqen më shumë asaj, që e do a që e ka qejf ajo më shumë se diçka tjetër. Kënga e saj. Gjella e saj.
  • 7. si em. SAJA (e) f. SAJAT (të). Dëshira a vullneti i saj, diçka që do ose që mendon ajo; diçka që e dallon a që e karakterizon atë; diçka që është veti e asaj a ves i asaj. Bën të sajën. Ngul këmbë në të sajën. S'heq dorë nga e saja. Do t'i shkojë gjithmonë e saja. Ka edhe ajo të sajat. E bëri të sajën (natyra, sëmundja, koha ...) veproi në një mënyrë të caktuar, siç është e rregull dhe e përhershme për të.
  • 8. Përd. em. sipas kuptimeve 1-6 të përemrit pronor.