sadizëm
Appearance
SADIZËM m.
- 1. mjek. Çrregullim i sëmurë psikik, kur epshi seksual kënaqet duke i shkaktuar tjetrit dhembje ose mundime.
- 2. Prirje e sëmurë për të ndier kënaqësi, kur u shkakton të tjerëve vuajtje e mundime të mëdha, egërsi e stërholluar. Sadizëm i shfrenuar. Sadizmi i nazistëve (i kolonizatorëve). Egërsi që arrin deri në sadizëm.