Jump to content

saçmë

Nga Wiktionary

SAÇMË f.

  • 1. kryes. Rruzuj të vegjël prej plumbi, me të cilët mbushen fishekët e gjahut. Saçma të vogla (të mëdha). Saçma plumbi. Saçma gjahu. Saçma për derra (për zogj). Mbush me saçma. Qëlloi me saçma. Bën (derdh) saçma.
  • 2. tek. Rruzull i vogël e shumë i lëmuar prej metali, që vihet së bashku me të tjerë për të lehtësuar rrotullimin e një boshti, të një rrethi etj. Saçmat e boshtit të rrotës së biçikletës. Kushinetë me saçma.
  • 3. kryes. Plumbçat e vegjël, që vihen në fund të rrjetës së peshkimit për ta rënduar. Rrjetë me saçma.