Jump to content

sërë

Nga Wiktionary

SËRË f.

  • 1. bised. Radhë, varg. Një sërë ndërtesash (pemësh). Tri sërë librash. Dy sërë nxënësish. Një sërë shkrimtarësh një varg shkrimtarësh, disa shkrimtarë. E ka sërën. Rri në sërë. Doli nga sëra. I erdhi sëra.
  • 2. bised. Rast, mundësi. Kur t'ia gjejë sërën. Kur t'i vijë sëra. S'më doli sëra.
  • 3. Tërësi dukurish të shumta e të njëpasnjëshme, varg. Një sërë masash (vendimesh). Një sërë çështjesh (problemesh).
  • 4. bised., vjet. Klasë a shtresë shoqërore; kategori njerëzish, dorë. Nga sëra jonë. Sipas sërës. Familje të një sëre. Nuk ishte i sërës së tij.